Hapur
Kthehu te Karriera
Hidraulik
Kërkojmë Hidraulik me eksperiencë për mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe sanitare në pikat e karburantit Kastrati në të gjithë Shqipërinë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike dhe të garantojë funksionim të sigurt dhe efikas të instalimeve.
Vendndodhja
Durrës
Orari
Full-time
Niveli
Mid
Afati
Deri më:
Detyrat kryesore
- Instalimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve hidraulike.
- Riparimi i defekteve dhe rrjedhjeve në sistemet e ujit dhe kanalizimeve.
- Mirëmbajtja e pajisjeve sanitare dhe sistemeve ndihmëse.
- Kontroll periodik i instalimeve hidraulike në pikat e karburantit.
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe higjienës teknike.
- Raportimi i problematikave teknike dhe ndërhyrjeve të kryera
Kërkesat
- Eksperiencë e mëparshme si hidraulik.
- Njohuri të mira në sistemet hidraulike dhe sanitare.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe profesionalizëm.
- Preferohet arsim profesional ose certifikim teknik
Çfarë ofrojmë
- Pagesë sipas eksperiencës dhe performancës.
- Kushte të mira pune.
- Mundësi punësimi afatgjatë.
- Ambient profesional në rrjetin e pikave të karburantit Kastrati.
Apliko për këtë pozicion
Fushat me * janë të detyrueshme. CV pranohet në PDF/DOC/DOCX (max 5MB).