Pozicione të Hapura në Kastrati Energy.
Ne kërkojmë njerëz të përkushtuar që duan standard, siguri dhe rritje profesionale.
Elektricist
Kërkojmë Elektricist profesionist për mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemeve elektrike në pikat e karburantit Kastrati në të gjithë Shqipërinë. Kandidati duhet të ketë eksperiencë në instalime elektrike, aftësi diagnostikimi dhe të punojë sipas standardeve të sigurisë teknike.
- Pagesë konkurruese.
- Kontratë e rregullt pune.
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
Hidraulik
Kërkojmë Hidraulik me eksperiencë për mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe sanitare në pikat e karburantit Kastrati në të gjithë Shqipërinë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike dhe të garantojë funksionim të sigurt dhe efikas të instalimeve.
- Pagesë sipas eksperiencës dhe performancës.
- Kushte të mira pune.
- Mundësi punësimi afatgjatë.
Menaxher për Pikat e Karburantit
Kompania Kastrati Energy Shpk është në kërkim të një Menaxheri për Pikat e Karburantit në qytetin e Korçës, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin e plotë operacional, financiar dhe organizativ të pikave të karburantit. Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në menaxhim, aftësi të forta organizative dhe analitike, si dhe fokus të lartë në performancën operative, kontrollin financiar dhe menaxhimin e stafit. Ky pozicion kërkon koordinim të vazhdueshëm me departamentet e financës, furnizimit, shitjeve dhe burimeve njerëzore, me qëllim garantimin e funksionimit eficient të aktivitetit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Pagë konkurruese dhe paketë motivuese.