KASTRATI
ENERGY

Kontakt

Menaxher për Pikat e Karburantit
Kompania Kastrati Energy Shpk është në kërkim të një Menaxheri për Pikat e Karburantit në qytetin e Korçës, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin e plotë operacional, financiar dhe organizativ të pikave të karburantit. Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në menaxhim, aftësi të forta organizative dhe analitike, si dhe fokus të lartë në performancën operative, kontrollin financiar dhe menaxhimin e stafit. Ky pozicion kërkon koordinim të vazhdueshëm me departamentet e financës, furnizimit, shitjeve dhe burimeve njerëzore, me qëllim garantimin e funksionimit eficient të aktivitetit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
Vendndodhja
Korçë
Orari
Full-time
Niveli
Mid
Afati
Deri më:
Detyrat kryesore
  • Mbikëqyr dhe organizon aktivitetin e përditshëm të pikave të karburantit.
  • Siguron funksionimin korrekt të proceseve operative sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë.
  • Kontrollon zbatimin e rregullave të sigurisë, higjienës dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit.
  • Monitoron gjendjen operative të pikave të karburantit dhe evidenton problematikat përkatëse.
  • Siguron koordinimin e duhur ndërmjet stafit dhe departamenteve të tjera mbështetëse.
Kërkesat
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione menaxheriale, preferohet në sektorin retail, karburanteve ose menaxhimit operacional.
  • Njohuri shumë të mira në menaxhim operacional dhe kontroll financiar.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.
  • Eksperiencë në menaxhimin e stafit dhe koordinimin e proceseve operative.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve të raportimit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata dinamike operative.
  • Patentë drejtimi Klasi B.
Çfarë ofrojmë
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Pagë konkurruese dhe paketë motivuese.
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale dhe mbështetje në zhvillim
Apliko për këtë pozicion
Fushat me * janë të detyrueshme. CV pranohet në PDF/DOC/DOCX (max 5MB).
Anulo