KASTRATI
ENERGY

Kontakt

Njoftim / Event

Kastrati zgjeron infrastrukturën për automjetet elektrike në Durrës

Kastrati  zgjeron infrastrukturën për automjetet elektrike në Durrës
Data 09 April 2025
Data
09 April 2025
Ora
18:00
Vendndodhja
Durrës
Pjesëmarrja
Falas (me regjistrim)

Kompleksi i ri Kastrati, i pozicionuar përballë Universitetit të ri “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ofron tashmë një stacion modern karikimi për automjetet elektrike, të pajisur me 2 pika Fast Charge, duke iu përgjigjur nevojave në rritje për mobilitet të qëndrueshëm dhe teknologji moderne.

Stacioni është projektuar për të garantuar karikim të shpejtë, efikas dhe të përshtatur sipas kërkesave të ndryshme të baterive të automjeteve elektrike, duke u ofruar përdoruesve komoditet dhe fleksibilitet maksimal gjatë përdorimit.

Ky investim është pjesë e angazhimit të Kastrati për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës moderne dhe mbështetjen e alternativave më të avancuara dhe miqësore me mjedisin në sektorin e transportit.

Përmes zgjerimit të rrjetit të karikimit elektrik, Kastrati vijon të sjellë zgjidhje inovative për klientët dhe të mbështesë tranzicionin drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Ndërsa makina juaj karikohet, përfitoni nga komoditeti i kompleksit, për të shijuar një kafe në ambjentet e tij të relaksit.