KASTRATI
ENERGY

Kontakt

Pozicione të Hapura në Kastrati Energy.

Ne kërkojmë njerëz të përkushtuar që duan standard, siguri dhe rritje profesionale.

Hapur
Karriera•Në terren

Elektricist

Kërkojmë Elektricist profesionist për mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemeve elektrike në pikat e karburantit Kastrati në të gjithë Shqipërinë. Kandidati duhet të ketë eksperiencë në instalime elektrike, aftësi diagnostikimi dhe të punojë sipas standardeve të sigurisë teknike.

Durrës Full-time Mid
  • Pagesë konkurruese.
  • Kontratë e rregullt pune.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
Hapur
Karriera•Në terren

Hidraulik

Kërkojmë Hidraulik me eksperiencë për mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe sanitare në pikat e karburantit Kastrati në të gjithë Shqipërinë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike dhe të garantojë funksionim të sigurt dhe efikas të instalimeve.

Durrës Full-time Mid
  • Pagesë sipas eksperiencës dhe performancës.
  • Kushte të mira pune.
  • Mundësi punësimi afatgjatë.
Hapur
Karriera•Në terren

Menaxher për Pikat e Karburantit

Kompania Kastrati Energy Shpk është në kërkim të një Menaxheri për Pikat e Karburantit në qytetin e Korçës, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin e plotë operacional, financiar dhe organizativ të pikave të karburantit. Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në menaxhim, aftësi të forta organizative dhe analitike, si dhe fokus të lartë në performancën operative, kontrollin financiar dhe menaxhimin e stafit. Ky pozicion kërkon koordinim të vazhdueshëm me departamentet e financës, furnizimit, shitjeve dhe burimeve njerëzore, me qëllim garantimin e funksionimit eficient të aktivitetit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Korçë Full-time Mid
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Pagë konkurruese dhe paketë motivuese.